Nuk po luan te Barcelona: Riqui Puig transferohet te gjiganti italian

Riqui Puig drejt transferimit në Serie A.

Mesfushori i Barcelonës, Riqui Puig sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Camp Nou ditët në vijim, pasiqë nuk është i lumtur me statusin e tij.

Edhe përkundër ardhjes të Xavit në stolin e Barcelonës, Puig nuk po arrin të fitojë shumë minuta dhe është i gatshëm të largohet nga Blaugranët.

E përditshmja katalanase Sport, shkruan se interesimi për Puig nuk mungon aspak, por favorit për të transferuar 22-vjeçarin është Milani.

Rosonerët synojnë huazimin e Puig me opsion blerjeje dhe bisedimet me Barcelonën pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here