Sulmues i ri për Allegrin: Gjithçka është e përfunduar tani!

Lajme të rëndësishme kanë ardhur në kampin e Juventusit sa i përket gjetjes së një emri adekuat në qendër të sulmit.

Juventus ka gjetur tashmë vazhdueshmërinë në kampionat dhe merkatoja e janarit duket se është shumë e rëndësishme për të mos humbur hapin me 4-shen dhe për tu kualifikuar në Champions.

Fjala është për Diego Costan i cili tashmë edhe zyrtarisht ka përfunduar marrëveshjen me skuadrën e Atletico Mineiro dhe është i lirë për tu larguar.

Spanjolli me prejardhje braziliane është një opsion i shkëlqyeshëm për Allegrin, falë aftësisë së këtij të fundit për të shënuar gola.

Biankonerët mund të tentojnë transferimin e Diego Costas edhe pse në garë për të qëndron gjithashtu Arsenali i Mikel Artetas.

Në këtë rast nëse ai transferohet tek Topçinjtë atëherë e ardhmja e Aubameyang do të ishte e shkruar dhe transferimi i tij në Serie A do ndodhte sigurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here