Super shkëmbim, Morten Thorsby te gjiganti italian

Gati super shkëmbimi, Morten Thorsby te gjiganti italian.

Mesfushori i Sampdorias, Morten Thorsby ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve italian falë paraqitjeve të mira këtë sezon.

Norvegjezi ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar tre gola dhe një asistim.

25-vjeçarit i skadon kontrata me Sampdorian në vitin 2023 dhe nuk e ka ndërmend ta rinovojë atë.

Gazzetta dello Sport, shkruan se  Interi synon transferimin e Thorsby gjatë këtij afati kalimtar dhe Neroaxurët madje kanë gati ofertën.

Inter i ka ofruar Sampdorias një shkëmbim huazimesh mes Sensit dhe Thorsbyt. Në rast se palët janë të kënaqura me paraqitjet e lojtarëve, në verë do të ndodh shkëmbimi permanent.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here