Merkato e pasur: Tuchel pranë transferimit të yllit të Neroazzurëve!

Thomas Tuchel i ka vënë syrin njërit prej futbollistëve të Simone Inzaghit.

Tekniku gjerman është vënë në ndjekje të Ivan Perisic, futbollist që më herët kërkohej nga dy gjigantët tjerë të Londrës, Arsenal dhe Tottenham.

Kampionët aktualë të Europës kanë probleme aktualisht në krahun e majtë pas dëmtimit të Ben Chilwell.

E përditshmja angleze The Mirror ka bërë të ditur që futbollisti kroat ka përfunduar nën vëzhgimin e Tuchel pasi ai aktualisht për krahun e majtë ka në dispozicion vetëm Marcos Alonson.

Tabloidi britanik bëri të ditur që Inter është gati ta shqyrtojë ofertën e Chelseas pasi 32 vjeçari gjatë verës mund të largohet si futbollist i lirë.

Perisic nuk është zgjedhja e parë e Simone Inzaghit dhe koha e tij tek Inter tashmë duket se është afër perëndimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here