Antonio Conte ka vendosur që të heqë nga skuadra njërin prej mesfushorëve të tij gjatë ditëve të ardhshme.
Tanguy Ndombele edhe pse nuk është në planet e italianit, interesimi për të nga Serie A nuk ka të ndalur.
Dy skuadra të mëdha janë në garë për të.
Mesfushori francez po kërkohet me ngulm nga Napoli dhe Roma që duket se do ta rivalizojnë njëra tjetrë gjatë ditëve të ardhshme të janarit.
Një lajm të tillë e publike ‘L’Equipe’, e cila deklaroi që dy skuadrat italiane janë favoritet kryesore për të siguruar shërbimet e ish mesfushorit të Lyon.
Por për Mourinhon dhe Spallettin nuk duket një mision shumë i lehtë pasi në garë për të mund të hyjë edhe Paris Saint Germain e cila mund të ‘djeg’ konkurencën shumë shpejt.