Legjenda ukrainase Andriy Shevchenko nuk e nisi karierën si trajner i klubeve në mënyrën më të mirë përndryshe nga kombëtarja, por prapë nuk mungojnë ofertat në drejtim të tij.
Ukrainasi ditë më parë u shkarkua nga Genoa pasi në 2 muaj nuk arriti që të triumfonte të paktën 1 herë në Serie A.
E përditshmja portugeze Record ka bërë të ditur që skuadra e Benficas është e interesuar për të bashkëpunuar me të.
Kombëtarja polake gjithashtu ka shfaqur interesim për Shevën por ky i fundit është më i interesuar për të drejtuar një klub.
Benfica tash e një muaj është në kërkim të një trajneri të ri, qysh prej shkarkimit të Jorge Jesus, rreth një muaji më parë.