Conte tha PO: Juventus e merr atë, Mourinho mbetet me ‘gishta në gojë’!

Juventus është shumë pranë për të bërë një goditje të rëndësishme në merkaton e janarit ku në anën tjetër do dëmtojë edhe planet e Jose Mourinhos dhe Romës.

Zonja e Vjetër është shumë afër një marrëveshje për transferimin e një emri të rëndësishëm në repartin e mesfushës.

Emri që Biankonerët po pëlqejnë është ai i Tanguy Ndombeles të Tottenham.

Futbollisti më nuk është në planet e Antonio Contes i cili ka dhënë ‘Po’-në e tij që ai të largohet nga skuadra në këtë janar.

Nga ana tjetër Jose Mourinho po kërkon gjithashtu transferimin e tij pasi ky i fundit e ka drejtuar futbollistin gjatë periudhës kur ishte trajner i londinezëve.

Juventus nga ana tjetër po bën gati një ofertë huazimi për 18 muaj dhe pastaj të ketë të drejtë blerjeje, ofertë kjo që i përshatet edhe Spursave të cilët kërkojnë largimin e tij pasi paga prej 6 milionë euro në sezon është e papërballueshme për një futbollist që nuk është pjesë e formacionit të parë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here