Po mahnit me Sassuolon: Davide Frattesi tek gjiganti italian!

Davide Frattesi është talenti i ri që ka filluar të shkëlqejë këtë sezon në Serie A dhe largimi nga Sassuolo duket shumë i vështirë që të mos ndodhë gjatë verës por ndoshta edhe këtë janar.

Mesfushori italian po kalon një formë të shkëlqyer dhe përveç lojës së shkëlqyer në aspektin mbrojtës ai ka arritur gjithashtu të shënojë dhe asistojë.

22 vjeçari tashmë ka rënë në sytë e skuadrave të mëdha ku tashmë interesim për talentin e Sassuolos ka shfaqur Inter dhe Juventus.

Tuttosport bën të ditur që Sassuolo nuk ka dëshirë që të privohet nga shërbimi i tij.

Por një gjë e tillë duket e vështirë për tu përmbushur pasi Biankonerët dhe Neroazzurët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 25 milionë euro për ta bërë atë për vete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here