Para disa muajve as që mendohej shitja e tij por situata brenda skuadrës biankonere nuk duket aspak e mirë.
Andrea Agnelli ka marrë vendimin për ta nxjerrë në shitje qendërmbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt.
Zonja e Vjetër i ka vënë një çmim prej 65 milionë eurosh për secilën skuadër që dëshiron shërbimet e tij dhe Mino Raiola tashmë ka filluar punën për të gjetur një skuadër të re për klientin e tij.
Javë më parë futbollisti deklaroi që dëshiron largimin nga Torino dhe kaq mjaftoi për të krisur marrëdhëniet mes klubit dhe atij.
Favorit për blerjen e tij padyshim që mbetet Barcelona e cila ka vite që është e interesuar për 22 vjeçarin qysh prej kohës kur ishte pjesë e Ajaxit.