E përditshmja spanjolle El Chiringuito ka dalë me një lajm të bujshëm sa i përket të ardhmes së Enis Bardhit i cili mund ta shohë veten shumë shpejt tek njëra ndër skuadrat më të mëdha në Itali.
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut raportohet se ka marrë një ofertë nga Milani e cila është e gatshme ti ofrojë skuadrës së Levantes 5 milionë euro për shërbimet e Bardhit.
Raportohet që Rossonerët kërkojnë mesfushorin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut gjatë afatit kalimtar të janarit.
Akoma nuk dihet se çfarë oferte i kanë bërë atij sa i përket pagës.