Milan vazhdon që të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.
Simon Kjaer do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit dhe teknikut Stefano Pioli i nevojitet patjetër një tjetër mbrojtës.
Siç raportojnë mediat italiane, në San Siro pritet që të arrijë Eric Bailly nga Manchester United.
Marrëveshja mes palëve duket se është arritur ku ndër disa emra Rossonerët vendosën për transferimin e ish yllit të Villareal.
Bailly është në moshën 27 vjeçar dhe tek Manchester United është transferuar prej vitit 2016.
Mbrojtësi nuk është pjesë e planeve të Ralf Ragnick dhe skuadra angleze nuk dëshiron të mbajë futbollist të tepërt në skuadër.