Marrëveshja është arritur: Inter siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit

Goditje surprizë, Inter siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Inter mbrëmë arriti të kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Italisë pas shumë vuajtjeve ndaj Empolit.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Inter ka siguruar përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Neroaxurët janë në kërkim të zëvendësuesit të Ivan Perisic dhe objektivi kryesorë është Filip Kostic, por Inter nuk po arrin marrëveshje me Eintracht Frankfurtin.

Neroaxurët kanë kthyer vëmendjen kah Layvin Kurzawa dhe madje sipas raportimeve klubet kanë arritur marrëveshjen për huazimin e tij në Meazza.

Inter do ta huazojë Kurzawan deri në fund të sezonit, ndërsa në verë do të hidhen përsëri në sulm për Kostic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here