Shkëmbim spektakolar: Federico Valverde te gjiganti italian

Federico Valverde te gjiganti italian!

Mesfushori i Realit, Federico Valverde mund të largohet nga Santiago Bernabeu, pasiqë drejtuesit janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë për yllin e Serie A.

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Carlo Ancelotti ia ka kërkuar Perezit me çdo kusht transferimin e Nicolo Barrellas.

Nicolo Barella konsiderohet si i paprekshëm nga drejtuesit e Interit, por Los Blancos kanë gati ofertën joshëse për Neroaxurët.

Reali do t’ia ofrojë Interit kartonin e Federico Valverdes dhe një shumë parash në këmbim të Barellas.

Te Inter janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Realit vetëm nëse Los Blancos ofrojnë më së paku 40 milionë euro në para dhe kartonin e Valverdes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here