BOMBË: Joao Felix në Serie A dhe nuk është fjala për Juventusin!

Joao Felix me shumë mundësi do të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni por tashmë lëvizje të mëdha po ndodhin në merkato.

Deri më tani favoritja kryesore për të siguruar shërbimet e yllit portugez ishte Juventus, por tani në garë ka hyrë një tjetër skuadër e madhe italiane.

Inter tashmë po mendon për ‘asin’ e Atletico Madrid pasi Neroazzurët po i frikësohen shumë një largimi të mundshëm të Lautaro Martinez në fund të këtij sezoni, përkundër përkushtimit të argjentinasit ndaj zikaltërve.

Por nga ana tjetër as Juventus nuk po dorëzohet dhe është e gatshme që në negociata të përfshijë edhe kartonin e Paulo Dybalas, emër që pëlqehet tej mase nga Diego Simeone.

Një kalim i Felix tek Inter varet plotësisht nga vendimi i Lautaro Martinezit, nëse ky i fundit vendos të largohet atëherë skuadra e Inzaghit do të hidhet plotësisht në sulm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here