Shkëmbim me yllin e Juventusin: Havertz ose Pulisic tek Juventus!

Juventus po bëhet gati për një sulm në merkato nga skuadra e Chelseas për njërin ndër futbollistët kyç të tyre.

Përveç interesimit të Arsenal për Arthur Melon, një tjetër Biankoner tashmë mund të përfundojë në Premier League.

Fjala është për Matthijs de Ligt i cili edhe është nxjerrë në shitje nga Zonja e Vjetër për një shifër prej 65 milionë eurosh.

Siç raporton tabloidi The Sun, Chelsea është e gatshme të bëj gjithçka për të arritur deri tek transferimi i holandezit.

Blutë e Londrës synojnë që në negociata të përfshijnë njërin prej emrave, Christian Pulisic ose Kai Havertz për të ulur çmimin e qendërmbrojtësit.

Biankonerët nga ana tjetër janë të vetëdijshëm që futbollisti i tyre dëshiron largimin dhe po konsiderojnë mundësinë e një shkëmbimi ku gjithashtu pritet të fitojnë një shumë të caktuar parash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here