Nuk është Barcelona: Kjo do jetë skuadra e re e Matthijs de Ligt!

Matthijs de Ligt pritet që të largohet nga Juventusi mirëpo jo gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi holandez do të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë Juventusi i ka caktuar edhe çmimin atij.

Zonja e Vjetër po planifikon që nga shitja e tij të përfitojë diku 65 milionë euro dhe interesimi për të nuk është duke munguar.

Interesimin më të madh po e shfaq tashmë Bayern Munich e cila tashmë e ka objektiv primar qendërmbrojtësin holandez.

Siç raportojnë mediat gjermane, gjatë kësaj vere nga bavarezët do të largohen Niklas Sule dhe Lucas Hernandez.

Bayern është i gatshëm që të shpenzojë shumën prej 65 milionë eurosh për yllin e Biankonerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here