Tekniku i Manchester City, Pep Guardiola ka shënjestruar tash e sa kohë mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez.
Skuadra e Stefano Piolit po vazhdon që të humbas terren kundrejt Simone Inzaghit në luftën për titullin në Serie A.
Pep Guardiola nga ana tjetër po synon transferimin e Theo Hernandez por ka gati një shkëmbim që më shumë se kurrë mund ti nevojitet Rossonerëve.
Spanjolli është i gatshëm që për Hernandez të ofrojë shërbimet e Gabriel Jesus, një emër që do të sillte garanci për vitet e ardhshme në sulmin e kuqezinjëve.
Një refuzim i kësaj oferte do të ishte një vetëvrasje për Piolin pasi Massimiliano Allegri po pret momentin e duhur për ta sjellë në Torino brazilianin.