Largimi i Kessie: Milan ka gati zëvëndësimin!

Franck Kessie është çdo ditë e më larg Milanit por brenda kuqezinjëve kjo gjë nuk përbën tashmë një problem pasi zëvëndësuesi i tij është gati.

Në ditët e fundit të janarit, merkatoja ka shpërthyer.

Juventus arriti marrëveshjen për transferimin e Dusan Vlahovic ndërkohë që Inter siguroi shërbimet e Robin Gosens nga Atalanta.

‘elgoldigital.com’ ka bërë të ditur që një paramarrëveshje është arritur në mes të Kessie dhe skuadrës së Barcelonës dhe gjithçka pritet të mbyllet me sukses në muajt e verës.

Emri që pritet ta zëvëndësojë Kessien është Tommaso Pobega, futbollist i Torinos por që më herët ka qenë gjithashtu pjesë e Rossonerëve.

Tek Torino ai nuk e ka të sigurt vendin e titullarit dhe Milan akoma zotëron kartonin e tij kështu që mund të rikthehet në San Siro për të zënë vendin e mesfushorit nga Bregu i Filditshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here