Stefan De Vrij largohet nga Interi, por jo nga Serie A.
Qendërmbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Meazza.
Interesim për holandezin kanë shfaqur disa gjigantë europian, ndërsa Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë në merkaton e verës.
De Vrij ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, ndërsa për kartonin e tij Neroaxurët do të kërkojnë 25-30 milionë euro.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e De Vrij në merkaton e verës.
De Vrij shihet si zëvendësuesi ideal i De Ligt i cili pritet të largohet nga Juventusi.