Lëvizje shokuese: Fabian Ruiz largohet nga Napoli por jo nga Serie A!

Në fund të këtij sezoni Napoli do të gjendet pranë një ndryshimi të madh pasi nga skuadra pritet të largohen disa emra të rëndësishëm duke përfshirë edhe Fabian Ruiz.

Napoli tashmë e cila gjendet në vendin e dytë po shpreson në një mrekulli këtë sezon për të triumfuar në Scudetton kundrejt kampionit aktual, Interit.

Në shkurt skuadrës pritet që ti rikthehen Koulibaly dhe Anguissa të cilët po marrin pjesë në Kupën e Afrikës.

Mirëpo gjërat në merkato nuk po shkojnë sipas planeve për skaudrën e Sarrit.

Tema kryesore është padyshim Fabian Ruiz i cili pëlqehet shumë nga Simone Inzaghi.

Një transferim i tij tek rivalët direkt do të ishte një lëvizje jo e mençur por milionat që mund të vijnë drejt Napolit bëjnë gjithçka të mundur.

Transferimi i tij në qershor mund të realizohet nëse Neroazzurët do të ofrojnë afro 40 milionë euro për kartonin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here