Lëvizje e minutave të fundit: Rakitic në Serie A!

Ditët e fundit të merkatos së janarit kanë ardhur por së bashku duket se po vijnë edhe shumë surpriza.

Skuadra e Sevillas po shfaq interesim për transferimin e Iscos nga Real Madrid duke lënë kështu dyert e hapura për Ivan Rakitic për një largim nga skuadra.

Është skuadra e Juventusit e cila pas transferimit të Dusan Vlahovic ka kthyer sytë kah mesfusha dhe një tjetër ballkanas është gati për të ardhur në Continassa.

34 vjeçari për Biankonerët padyshim që do të ishte blerja ideale për shkak se ka përvojën dhe aftësitë që i nevojiten Allegrit dhe gjithashtu mund të transferohet me një çmim të ulët.

Nga ana tjetër edhe ish ylli i Barcelonës vështirë se do ta refuzojë një ofertë të mundshme nga Juventusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here