Zhang hap thesin: Inter transferon dy yje për 65 milionë euro

Zhang hap thesin, Inter ka gati dy super goditje.

Inter po bën një sezon pothuajse të shkëlqyeshëm deri në këto momente. Neroaxurët janë në pozitën e parë në Serie A edhe përkundër largimit të Lukakut dhe Hakimit verën e kaluar.

Skuadra e drejtuar nga Inzaghi synon ta fitojë Scudetton dhe të shkojë sa më larg në kompeticionet tjera.

Drejtuesit janë të kënaqur me sezonin aktual, por dëshirojnë që skuadra të rritet edhe më tepër.

Transferimi i Vlahovic te Juventusi, është një sinjal për Neroaxurët se sezonin e ardhshëm Biankonerët do të jenë më kompetitiv dhe Marotta është i gatshëm t’i kundërpërgjigjet.

Calcio Mercato, shkruan se Inter është në bisedime të avancuara me Sassuolon për transferimin e dyshes Scamacca-Frattesi.

Për shërbimet e dyshes Inter do të duhet të paguaj 65 milionë euro, ndërsa Marrota synon që në marrëveshje të përfshihet ndonjë lojtarë i Neroaxurëve për të ulur koston.

Me pak fjalë, Interi po përgatit një goditje të dyfishtë nga Seria A dhe është gati të investojë një shumë të konsiderueshme për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here