E bujshme: Adnan Januzaj te gjiganti italian me parametra zero

Adnan Januzaj drejt transferimit në Serie A.

Sulmuesi i Real Sociedad, Adnan Januzaj sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Reale Arena në fund të sezonit.

26-vjeçarit i skadon kontrata me Sociedadin në fund të sezonit dhe është i gatshëm të ndryshojë ambient.

Januzaj ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 4 gola dhe ka bërë 3 asistime, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se ai do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, shkruan se Januzaj ka përfunduar në shënjestrën e Napolit.

Napoletanët e kanë piketuar Januzajn si zëvendësuesin ideal të Lorenzo Insignes dhe në verë do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij,

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here