Marrëveshja me Interin në verë: Messi merr me vete yllin e Neroazzurëve tek PSG!

Lionel Messi këtë sezon po kalon nëpër një krize golash por argjentinasi pritet të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën në merkaton verore.

Kjo për faktin që 7 herë fituesi i Topit të Artë po punon personalisht që në kryeqytetin francez ta transferojë yllin e Interit, Lautaro Martinez.

E ardhmja e sulmuesit të Interit është akoma e paqartë edhe përkundër faktit që ai ka rinovuar me kampionin e Serie A.

Nga ana tjetër këtë verë largimi i parë nga PSG mund të jetë Kylian Mbappe i cili preferon kalimin tek Real Madrid, lëvizje kjo që do hapte dyert për blerjen e Lautaros.

Deri tani nuk ka asgjë zyrtare por një gjë është e ditur, dëshira e madhe e Lautaros është që të jetë në një skuadër me Lionel Messin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here