Inzaghi nuk ndalet: Pas Calhanoglus, tjetër transferim me parametra 0 nga Milan!

Të gjithë e mbajmë mend verën e kaluar kur Hakan Calhanoglu nga Milani kaloi tek Inter me parametra 0, duke frustruar fansat e kuqezinjëve.

Por tashmë një gjë e tillë ka mbetur e kaluar pasi një tjetër rrezik po i kanoset Rossonerëve.

Simone Inzaghi rrezikon shumë që në fund të këtij sezoni të mbetet pa shërbimet e Stefan de Vrij, qendërmbrojtësit holandez do ti skadojë kontratë në muajin qershor.

Por zgjidhja e këtij problemi pritet që përsëri të vijë nga rivalët e përjetshëm të qytetit.

Bëhet fjalë për Alessio Romagnolin i cili po kërkohet gjithashtu edhe nga Juventus dhe një transferim i tij tek Neroazzurët do të ishte një goditje e madhe edhe kundër Zonjës së Vjetër për Inzaghin.

Romagnoli ka gjithashtu një kontratë që skadon në fund të këtij sezoni dhe Marotta po sheh përsëri një mundësi të artë për ta goditur Milanin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here