Shkëmbim në foto finish: Kessie në Camp Nou, ylli i Barcelonës në San Siro

Barcelona me ofertë joshëse për Franck Kessie, kjo është përgjigjia e Maldinit…

48 orët e fundit të merkatos së janarit pritet të jenë të zjarrta. Pas transferimit të Vlahovic, Gosens dhe Oliveira, mund të shohim edhe ndonjë transferim te Milani.

Rosonerët nuk iu kundërpërgjigjën Juventusit dhe Interit, përveç transferimit të Lazetic i cili bën pjesë në planet afatgjate të klubit.

Njëri nga lojtarët më të përfolur te Milani është Franck Kessie, kontrata e së cilit i skadon në fund të sezonit.

Nga situata e Ivorianit kërkon të përfitojë Barcelona e cila i ka bërë Milanit një ofertë tunduese në orët e fundit të merkatos.

Barcelona ia ka ofruar Milanit kartonin e Riqui Puig dhe 5 milionë euro në këmbim të Franck Kessie.

Milan ka shfaqur interesim për Puig, por Maldini ka refuzuar ofertën e Barcelonës, pasiqë dëshiron që Kessie të mbetet në San Siro deri në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here