Nuk mbaron me Vlahovic-Zakaria: Juventus tranfsferon edhe një tjetër yll në fundin e merkatos

Biankonerët nuk kanë të ndalur!

Juventus ka bërë një merkato mjaftë të mirë gjatë këtij afati kalimtar duke siguruar shërbimet e Dusan Vlahovic dhe Denis Zakarias.

Biankonerët kanë dhënë sinjal të qartë për rivalët e tyre se po kthehen fort, ndërsa sipas raportimeve të fundit Zonja e Vjetër ka gati edhe goditjen finale.

Calcio Mercato, raporton se Juventus është pranë arritjes së marrëveshjes me Cagliarin për transferimin e Nahitan Nandez.

Palët do të zhvillojnë një takim sot dhe sipas të gjitha gjasave do ta finalizojnë marrëveshjen mes tyre.

Nandez ka kontratë me Cagliarin deri në vitin 2024, ndërsa për kartonin e tij Juventus do të paguaj më së paku 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here