Marrëveshje shkëmbimi: Guedes transferohet tek gjiganti i Serie A!

Goncalo Guedes është përmendur në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi në mes të Valencias dhe skuadrës së Romës.

Momentalisht mes dy skuadrave është duke u diskutuar mundësia për Guedes i cili pritet të kalojë tek Roma dhe Amadaou Diawara i cili pritet të kalojë në  rradhët e Valencias.

Por për Valencian edhe një tjetër emër mund të përfshihet në bisedime dhe bëhet fjalë për Carlos Perez, ish futbollistin e Barcelonës.

Mediat në Itali kanë bërë të ditur që një shkëmbim mes palëve pritet që të ndodhë në merkaton verore ku sigurisht për të arritur deri tek Guedes, Giallorossët duhet që të ofrojnë edhe disa miliona pavarësisht shkëmbimit të tij me Diawara ose Perez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here