Agjenti i futbollistit austriak i ka hapur dyert klientit të tij për tu transferuar në Serie A dhe qysh prej tani ka filluar një garë e ashpër për të siguruar shërbimet e tij.
Mesfushori i Hoffenheim pëlqehet shumë nga tekniku portugez Jose Mourinho, i cili po kërkon ta sjellë atë sa më shpejt që të jetë e mundur në Olimpico.
Por një mision i tillë duket se nuk është shumë lehtë i arritshëm për faktin se në garë për të është edhe Milani i Stefano Piolit.
Kontrata e Grillitsch skadon në qershor të këtij viti dhe të dy gjigantët italianë po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij me parametra 0.
Po flasim për një futbollist me një fizik tejet të fuqishëm që do të ishte një përforcim mëse i dëshiruar për të dy gjigantët italianë.