Mes emrave protagonistë të Big Brother, njërin ndër vendet më të rëndësishëm padyshim që e zë bjondja bukuroshe Beniada Nishani.
Ajo ka fituar edhe zemrat e publikut me sinqeritetin dhe origjinalitetin e saj por edhe me një shqipe jo shumë të kulluar ku shpeshherë krijon edhe situata komike.
Por banorja e Big Brother ka rrëfyer edhe për një lidhje dashurie që ka pasur me futbollistin e Juventusin, De Sciglion.
Lidhja me ish kapitenin e Milanit ka zgjatur plot 7 vite qysh prej kohës kur Beniada ishte në moshën 16 vjeçare.
Ajo deklaroi që ishte e gatshme edhe të martohej me të mirëpo në fund filloi që të mos kishte ndjenja për të dhe ka vendosur që të ndahet.
Ndërkohë që për futbollistin deklaroi që është e sigurt që ai akoma e ndjek dhe se ka ndjenja ndaj saj.