Goditje surprizë: Milan transferon yllin e Portos me parametra zero

Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e verës edhe atë me parametra zero!

Milan nuk ishte shumë aktiv në merkaton e janarit. Rosonerët transferuan vetëm Lazetic, përforcim ky më tepër për të ardhmen sesa për sezonin aktual.

Në verë priten ndryshime të mëdha te Milani, prandaj Maldini dhe Massara janë duke studiuar goditjet për merkaton e verës.

E përditshmja italiane Corriere dello Sport, shkruan se Milan ka piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës me parametra zero.

Bëhet fjalë për qendërsulmuesin e Portos, Chancel Mbemba, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Mbemba nuk është një i panjohur për Milanin pas përballjes me Porton në Champions League.

Steve Botman është objektivi kryesorë i Rosonerëve për vijën e mbrojtjes, por Milan do transferoj edhe Mbemban, pasiqë Romagnoli sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here