Nuk mundet pa Italinë: Diego Perotti rikthehet në Serie A!

Diego Perotti tashmë edhe në mënyrë zyrtare është rikthyer në Serie A pasi ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Salernitanos deri në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi anësor argjentinas kishte qenë një futbollist i lirë në merkato qysh prej shkëputjes së kontratës verën e kaluar me gjigantin turk të Fenerbahces.

Salernitano bëri të ditur që kanë arritur një marrëveshje me Perottin deri në fund të këtij sezoni dhe ai do të bart fanelën me numër 88.

Argjentinasi në Serie A më herët ka qenë pjesë e Genovas dhe Romës ku nga kjo e fundit u largua në vitin 2020.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here