Scamacca dhe Frattesi tek Inter: Zbulohen emrat e mëdhenj që do shiten nga Neroazzurët!

Sa ka përfunduar merkatoja e janarit dhe është koha për të menduar menjëherë për merkaton verore.

Inter tashmë po bën gati planin e shkëlqyer financiar për të realizuar një goditje të dyfishtë brenda Serie A-së.

Simone Inzaghi për pjesën e mbetur të sezonit mund të llogarisë edhe në përforcimet e janarit, Gosens dhe Caicedo.

Por Scamacca dhe Frattesi janë dy objektivët që Neroazzurët po kërkojnë që të bëjnë për vete dhe për një marrëveshje të tillë duhet një sakrificë financiare.

Përveç Vidal dhe Sanchez që priten të largohen në fund të këtij sezoni, Beppe Marotta ka gati listën me 4 emra që mund të largohen për ti hapur rrugë ardhjes së dy talenteve italianë.

Emrat që mund të largohen nga Meazza janë: Skriniar, Bastoni, Barella dhe Lautaro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here