Bombë: Alvaro Morata transferohet te rivalët e Juventusit

Alvaro Morata largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata i huazuar te Juventusi, në fund të sezonit do të largohet nga Zonja e Vjetër.

29-vjeçari ishte pranë transferimit te Barcelona gjatë merkatos së janarit, por Juventus vendosi që ta mbajë deri në fund të sezonit.

Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Napoli synon transferimin e Moratas në merkaton e verës.

Luciano Spalletti dëshiron të formojë në sulm dyshen Morata-Osimhen dhe ia ka kërkuar De Laurentiis transferimin e spanjollit.

Napoletanët janë në avantazh për ta transferuar 29-vjeçarin, pasiqë Atletico nuk dëshiron që Morata të transferohet te rivalët e tyre Barcelona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here