Marrëveshja është arritur: Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Mauro Icardi rikthehet në Itali!

Mauro Icardi është i lidhur me një rikthim në Itali për një kohë të gjatë dhe në verë përfundimisht do të rikthehet në Serie A.

Argjentinasi ka luajtur 24 ndeshje dhe ka realizuar vetëm 5 gola, ndërsa kontrata me Parisienët i skadon në vitin 2024.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Mauro Icardi në verë do të rikthehet në Serie A dhe se ka marrëveshje verbale me Milanin.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe janë të gatshëm ta tranferojnë Icardin në verë.

Icardi thuhet se ka rënë dakord që të përfitojë vetëm pesë milionë euro te Milani dhe se bisedimet mes Rosonerëve dhe PSG pritet të fillojnë së shpejti.

Për kartonin e Icardit Milan do të paguaj më së paku 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here