Gati 60 milionë euro: Conte transferon yllin e Interit te Tottenham

Antonio Conte dëshiron lojtarët e Interit për ta përsëritur suksesin edhe te Tottenham.

Që nga emërimi i tij si trajner i Tottenham, Antonio Conte ka piketuar disa lojtarë të Interit për ti transferuar te Spurs.

Tottenham është përmirsuar shumë nën drejtimin e Contes dhe në 10 ndeshje në Premier League, Spurs kanë pësuar vetëm një humbje.

Italiani beson se mund të arrijë sukses nëse drejtuesit ia plotësojnë kërkesat në merkato dhe njëra prej dëshirave është transferimi i yllit të Interit.

Calcio Mercato, shkruan se Antonio Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Tottenham transferimin e Milan Skriniar.

Spurs janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për të bindur Interin, ndërsa Neroaxurët sipas të gjitha gjasave do ta pranojnë ofertën.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here