Tottenham përsëri për shopping te Juventusi.
Juventus dhe Tottenham ishin mjaftë aktiv në merkaton e janarit duke bërë disa goditje.
Spurs transferuan dyshen e Biankonerëve Bentancur-Kulusevski për 70 milionë euro.
Bentancur u largua përfundimisht nga Juventusi për 25 milionë euro, ndërsa Kulusevski është në huazim me opsion blerjeje për 45 milionë euro.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit, Tottenham synon transferimin e një tjetër futbollisti nga Juventusi.
Calcio Mercato, shkruan se Paratici synon transferimin e Adrien Rabiot te Tottenham në merkaton e verës.
Francezi nuk ka përmbushur pritshmëritë te Zonja e Vjetër dhe Agnelli është i gatshëm që ta lërë të lirë.
Rabiot ka kontratë me Biankonerët deri në vitin 2023, ndërsa për kartonin e tij Tottenham do të paguaj 15-20 milionë euro.