Bisedimet kanë filluar: Christian Pulisic transferohet në Serie A

Christian Pulisic te gjiganti italian!

Sulmuesi amerikan, Christian Pulisic është i lidhur me një largim nga Chelsea pas zërave se Dembele do të transferohet në Stamford Bridge.

Chelsea është në pole position për ta transferuar Dembelen në merkaton e verës dhe Pulisic pritet të largohet nga Londra.

Calcio Mercato, shkruan se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi dhe se Biankonerët kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit.

Pulisic ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2024, ndërsa Blutë e Londrës janë të gatshëm ta lënë të lirë 23-vjeçarin të largohet, në rast se sigurojnë shërbimet e Dembeles.

Për kartonin e Pulisic, Juventus do të duhet të ofroj më së paku 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here