Nuk bën pjesë në planet e Xavit: Depay transferohet në Serie A

Memphis Depay drejt transferimit në Serie A.

Sulmuesi holandez, Memphis Depay sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Edhe pse e ndimoi Barcelonën në pjesën e parë të sezonit, Depay ka rënë në plan të dytë që nga ardhja e Xavit në stolin e Blaugranëve.

Depay ka realizuar 8 gola në 23 ndeshje të luajtura me Barcelonën, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2023.

Calcio Mercato, shkruan se 27-vjeçari do ta vazhdoj karrierën në Itali, pasiqë interesim për të kanë shfaqur Milani dhe Interi.

Rosonerët dhe Neroaxurët janë në kërkim të përforcimeve në vijën e sulmit dhe e kanë piketuar Depay si futbollistin e duhur.

Për të siguruar shërbimet e Depay, klubet e Milanos duhet të paguajnë më së paku 30 milionë euro.

Milan apo Inter, mbetet ta shohim se ku do të transferohet Depay në merkaton e verës

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here