Chelsea ‘rezervon’ Zaniolon për vete, shkëmbim i madh mes dy skuadrave!

Roma po bëhet gati për një sulm ndaj Nicolo Zaniolos ku tashmë përveç Juventusit tashmë në garë ka hyrë edhe Chelsea.

Por londinezët duket se nuk janë duke bërë shaka dhe janë duke përgatitur një ofertë që vështirë se do të refuzohet nga skuadra e Jose Mourinhos.

Zërat që Zaniolo mund të ndërrojë skuadër këtë verë kanë bërë bujë të madhe ku tashmë Blutë e Londrës janë të gatshëm që të ofrojnë shërbimet e njërit prej yjeve të skuadrës, Hakim Ziyech ose Christian Pulisic.

Të dy këta emra janë futbollist me karakteristika që pëlqehen shumë nga Jose Mourinho dhe dëshira për tu larguar e Zaniolos duket se nuk do të anashkalohet nga drejtuesit e Giallorossëve, që janë të gatshëm për një marrëveshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here