Uragani Conte: 83 milionë euro për yllin e Serie A!

Antonio Conte po bën gati plot 83 milionë euro për të përforcuar repartin e sulmit tek Tottenham, me një emër që pritet të vijë nga Serie A.

Bëhet fjalë për yllin e Napolit, Victor Osimhen për të cilin interesim ka shfaqur edhe skuadra e Newcastle United ndërkohë që tani kësaj gare iu bashkua edhe skuadra e Paraticit dhe Contes.

Sulmuesi i lindur në vitin 1998 ka një vlerë rreth 70 milionë funta apo 83 milionë euro dhe një shumë e tillë nuk përbën ndonjë problem të madh për skuadrën londineze.

Një ofertë e tillë pritet që të bindë edhe presidentin De Laurentiis i cili njihet për kokëfortësinë e tij në negociata.

Osimhen në Londër po shihet si një emër tepër i rëndësishëm pasi në të ardhmen e afërt pritet që të zërë vendin e Harry Kane i cili mund të largohet nga Spurs në fund të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here