Shkëmbimi i vitit: Correa bëhet Rosoner, ndërsa ylli i Milanit Neroaxur!

Milan dhe Inter kanë gati shkëmbimin e vitit!

Milan ka arritur ta mposht Interin me rezultat 2-1 në xhiron e 24-tërt të Serie A dhe Rosonerët kanë ngushtuar diferencën kundrejt Neroaxurëve në vetëm një pikë.

Edhe përkundër rivalitetit në fushë, Rosonerët dhe Neroaxurët mund të bashkëpunojnë në merkato dhe në verë mund të ndodh shkëmbimi i vitit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan dhe Inter mund të shkëmbejnë yjet e tyre.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Ante Rebic dhe Joaquin Correas. Neroaxurët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Correas dhe planifikojnë tia ofrojnë Milanit kartonin e tij në këmbim të Rebic.

Rebic ka rënë në plan të dytë te Milani dhe Maldini është i gatshëm të nis bisedimet me Marottan.

Rosonerët kanë shfaqur interesim për Correan, para se argjentinasi të transferohej te Interi dhe janë të hapur për këtë super shkëmbim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here