De Vrij largohet në fund të sezonit, pasuesi i tij vjen nga Serie A!

Stefan de Vrij sipas mundësive më të mëdha do të largohet në fund të këtij sezoni dhe tashmë skuadra e Interit është vënë në lëvizje për zëvëndësuesin e tij.

Gabimi i holandezit në golin e dytë të Milanit ka ngritur shumë dyshime për të ardhmen e tij dhe tashmë raportohet që ai është në kërkim të një aventure të re larg Neroazzurëve.

Kontrata e tij me Inter skadon në vitin 2023.

Ndërkohë që për të gjetur pasuesin e tij Beppe Marottas nuk i është dashur që të shkojë shumë larg.

Bëhet fjalë për Gleison Bremer të skuadrës së Torinos i cili ka bërë të ditur që do largohet nga torinezët në fund të këtij sezoni dhe interesim për të kanë shfaqur shumë skuadra të mëdha italiane.

Por garën për të duket se është i destinuar ta fitojë Beppe Marotta i cili tashmë ka filluar bisedimet me futbollistin për të arritur një marrëveshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here