Qendërmbrojtësi i Lazios po kërkon të bëj një hap më tutje në karierën e tij dhe ka vendosur që në fund të këtij sezoni të largohet nga Olimpico.
Calciomercato bën të ditur që për shërbimet e yllit të skuadrës kryeqytetase interesim të madh është duke shfaqur Interi, skuadër e cila ka probleme në repartin e mbrojtjes.
Simeone Inzaghi ka kërkuar transferimin e 24 vjeçarit pasi kërkon që ta ketë përsëri nën urdhërat e tij.
Kontrata aktuale e tij skadon në këtë qershor, që nënkupton se Inter mund ta transferojë atë me parametra 0 gjatë merkatos verore.