Nervozizmi ishte i madh në fund të Inter-Milan.
Pas fishkëllimës së trefishtë të arbitrit të Guida, Theo Hernandez dhe Lautaro Martinez u bënë protagonistë të një përballjeje dhe shkëmbimi mendimesh mjaft të zjarrta.
Pasi u përjashtua nga arbitri dhe u largua nga fusha, mbrojtësi francez tundi kokën drejt tribunës, duke treguar veshin, duke marrë kështu rrugën e dhomave të zhveshjes.
Gjesti nuk do t’i kishte shpëtuar argjentinasit, i cili vrapoi drejt parmakut duke u grindur kundër lojtarit të Milan.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, duket se Demi ka pështyrë rivalin i cili ka shkuar ne tunel, duke u kthyer në fushë me pas dhe perballur me argjentinasin e Interit.
🔴| Lo sputo di #Lautaro nei confronti di #Theo, appena sceso nel tunnel #InterMilan pic.twitter.com/6OAhkFbWVL
— Milanistasemper (@milanistsemper) February 7, 2022
Pamjet, megjithatë, nuk sqarojnë dhe lënë shumë dyshime për atë që ka ndodhur.
Të martën pritet vendimi i gjyqtarit sportiv: nëse do të përdorej testi televiziv, Lautaro Martinez do të rrezikonte një skualifikim të gjatë!