Nuk mbaron me Calhanoglun: Inter transferon edhe një tjetër yll nga Milani

Inter ia rrëmben një tjetër yll rivalëve të përjteshëm.

Verën e kaluar Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe kur vendosi të largohet nga Milani dhe t’i bashkohet Interit.

Por Neroaxurët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq dhe Marotta synon tia rrëmbejë Milanit edhe një tjetër yll.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se në garë për Kessie është përfshirë edhe Interi.

Kessie është njëri nga lojtarët më të përfolur muajt e fundit, për faktin se në fund të sezonit pritet të largohet nga San Siro me parametra zero.

Te Inter janë të gatshëm t’i ofrojnë Kessies kontratë katër vjeçare me pagë prej 8 milionë eurove në sezon.

Mbetet ta shohim nëse Kessie do të transferohet te Interi apo do ta vazhdojë karrierën jashtë Italisë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here