Bombë: Botman transferohet në Serie A, por te rivalët e Milanit

Sven Botman transferohet në Serie A, por jo te Milani.

Qendërmbrojtësi holandez, Sven Botman pritet të largohet nga Lille në fund të sezonit pas paraqitjeve të mira.

22-vjeçari është i lidhur me një transferim te Milani për një kohë të gjatë, por sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe një tjetër gjigant italian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon t’ia rrëmbejë Milanit holandezin.

De Ligt pritet të largohet nga Juventusi në fund të sezonit dhe Biankonerët e shohin Botman si zëvendësuesin ideal.

Për të mposhtur Milanin, Zonja e Vjetër planifikon t’i ofroje Lille më tepër para për Botman.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here