E bujshme: Mathias Ginter në Serie A, por te rivalët e Interit

Matthias Ginter në Serie A, por jo te Interi.

Qendërmbrojtësi gjerman, Matthias Ginter do të largohet nga Borussia Monchengladbach në fund të sezonit.

28-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe gjermani ka qenë i lidhur me një transferim te Interi, por sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe një tjetër gjigant italian.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus është përfshirë në garë për Matthias Ginter, madje Biankonerët janë favorit për të siguruar shërbimet e gjermanit.

Biankonerët e shohin Ginterin si një përforcim ideal për vijën e mbrojtjes, pasiqë De Ligt do të largohet në fund të sezonit.

Te Juventus janë të gatshëm t’i ofrojnë Ginterit pagë më të lartë se Interi dhe sipas të gjitha gjasave 28-vjeçari në verë do ta vesh fanellën e Zonjës së Vjetër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here