Super shkëmbim: Keane rikthehet në Paris, ndërsa ylli i PSG te Juventusi

Gati super shkëmbimi me Juventusin, Moise Kean rikthehet te PSG.

Sulmuesi i Evertonit i huazuar te Juventusi, Moise Kean mund të rikthehet në Paris verën e ardhshme.

21-vjeçari u transferua te Juventusi verën e kaluar dhe Biankonerët mund ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes për 20 milionë euro.

Kean ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon me Biankonerët dhe ka realizuar 4 gola, ndërsa sipas raportimeve të fundit PSG synon rikthimin e italianit në Parkun e Princave.

Juventus do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes dhe Parisienët kanë gati ofertën joshëse për Biankonerët.

Te PSG janë të gatshëm t’ia ofrojnë Juventusit kartonin e Thilo Kehrer në këmbim të Moise Kean.

Biankonerët janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Kehrer mund të luaj në qendër të mbrojtjes dhe nga krahu i djathtë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here