Elliott hap thesin: Milan transferon sulmuesin 50 milionësh

Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.

Pas fitores në derbin me Interin, Milan mbrëmë ka shpartalluar Lazion në Kupën e Italisë me rezultat 4-0 dhe Rosonerët janë kualifikuar në gjysëmfinale.

Edhe pse skuadra aktuale po tregon rezultate pozitive në fushë, Maldini dhe Massara po punojnë për përforcimet e merkatos së verës.

Milan është në kërkim të një qendërsulmuesi për një kohë të gjatë dhe Elliott nuk e ka ndërmend të kursehet.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Darwin Nunez nga Benfica.

Nunez ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij këtë sezon duke realizuar 21 gola në 26 ndeshje këtë sezon.

Për ta lënë të lirë uruguaianin Benfica kërkon 50 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here